Chelsea është mjaftuar me një gol në pjesën e parë të sfidës së parë 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Lille që zhvillohet në Stamford Bridge.
Pas dy rasteve të njëpasnjëshme për Kai Havertz, erdhi mundësia e fundit, në të cilën ai ishte i saktë.
Sulmuesi gjerman e priti një harkim të Hakim Ziyech nga këndi dhe kërceu për të goditur me kokë, ndërsa topi u ndal në rrjetë (8′).
THERE'S OUR OPENER! 😁
🔵 1-0 ⚪️ [8’] #CheLil pic.twitter.com/n0yX4dfyhc
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 22, 2022
Në vijim edhe skuadra mysafire u përpoq të tregonte më shumë nga loja duke tentuar që t’i nivelizonte shifrat.
Madje numri i përpjekjeve ishte nëntë me katër në favor të ekipit vizitor, porse ishin vendasit ata që i mbyllën 45 minutat e para me epërsi. /Telegrafi/
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1496215669674762255