Telegrafi

Chelsea shkatërron Southampton, shënojnë gjashtë herë në fitore

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Southamptonit si mysafir me rezultat të thellë 6-0 në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Pas humbjes shokuese nga Brendford, Chelsea e nisi ndeshjen me qëllimin e vetëm për të fituar.

Goli erdhi në minutën e 8-të, kur Mason Mount asistoi te Marcos Alonso që shënoi për 1-0.

Në minutën e 16-të, kësaj radhe ishte Mount që shënoi për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë, kur Timo Werner shënoi për 3-0.

Ndeshja pothuajse u mbyll në minutën e 31-të, kur topin e kthyer nga shtylla e Timo Werner, e qoi në rrjetë Kai Havretz për 4-0.

Edhe në pjesën e dytë Blutë e Londrës e nisën fuqishëm, duke shënuar që në start.

Werner shënoi golin e dytë personal në minutën e 49-të, për 5-0.

Golat u mbyllën me shënimin e Mount në minutën e 54-të për 6-0.

Armando Broja nuk u paraqit për skuadrën e tij në këtë takim.

Chelsea mbetet në vendin e tretë me 62 pikë. /Telegrafi/