Chelsea ka triumfuar 5-1 përballë Shamrock Rovers në kuadër të rrethit të gjashtë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Pas 23 minutash lojë, Marc Guiu kaloi Blutë në epërsi me një gol të bukur.
Por, mysafirët reaguan me anë të Poom, që shënoi vetëm tre minuta më vonë për 1-1.
Mirëpo, Guiu ia riktheu Chelseat epërsinë, kur realizoi në minutën e 34-të.
Gjashtë minuta më vonë, Kevin Dewsbury-Hall u asistua nga Christopher Nkunku, për rezultatin 3-1.
Guiu kompletoi het-trikun e tij në minutën e 45+3-të, ndërsa asistues ishte Noni Madueke.
Radha për të shënuar i erdhi edhe Marc Cucurellas, që shënoi në minutën e 58-të për 5-1 nga një asistim i Nkunkut.
Pas gjashtë xhirosh, Chelsea vazhdon të jetë lidere me 18 pikë, duke e mbyllur këtë fazë me rekord të qind për qind nga gjashte ndeshje, gjashtë fitore. /Telegrafi/