Telegrafi

Chelsea shijon humbjen

Vendasit kaluan në epërsi me anë të Titus Bramble (16’) dhe me rezultatin prej 1-0 përfundoi pjesa e parë e takimit.

Me të filluar pjesa e dytë (47’), Blutë barazuan rezultatin me golin e Didier Drogbas, dhe kjo ishte krejt çka bënë atë në këtë ndeshje.

Në minutën e 51-të Chelsean e mori teposhta, pasi që portieri Petr Cech u përjashtua me karton të kuq, ndërsa u akordua penallti në favor të Wiganit, të cilën e shndërroi në gol Hugo Rodallega (53’) përballë portierit Hilario, i cili u inkuadrua në vend të Maloudas.

Me një lojtar më pak në fushë, Chelsea vetëm se pësoi edhe golin e tretë (90’+1), ndërsa realizues ishte Paul Scharner.