Chelsea ka fituar 4-1 në udhëtim te Southamptoni në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Axel Disasi kaloi Blutë në epërsi.
Por, Aribo barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Kyle Walker-Peters vetëm katër minuta më vonë.
Chelsea nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë me golin e Christopher Nkunku që shënoi në minutën e 17-të.
Noni Madueke (34’) realizoi për 3-0 me një asistim nga Joao Felix.
Southamptoni mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jack Stephens u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të pasi kapi nga flokët Marc Cucurellan.
Edhe Cole Palmer u fut në listën e golashënuesve, pasi shënoi për 4-1 në minutën e 77-të.
Fitoren e Chelseat e vulosi Jadon Sancho kur shënoi dhjetë minuta më vonë për 5-1.
Pas javës së 14-të, Chelsea është ngjitur në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa këtë fundjavë përballet me Tottenhamin. /Telegrafi/