Chelsea ka fituar 8-0 përballë Noah në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.
Pas 12 minutash lojë, Tosin Adarabioyo kaloi Blutë në epërsi me një asistim nga Enzo Fernandez.
Pas vetëm një minute, Marc Guiu realizoi për 2-0.
Pesë minuta kaluan dhe Chelsea shënoi edhe të tretin, kur Enzo Fernandez asistoi sërish, por tani për Axel Disasin.
Në minutën e 21-të, Enzo kompletoi het-trikun e tij të asistimeve, kur e gjeti në mënyrë perfekte Joao Felixin.
Tani ishte radha për Mykhaylo Mudryk (39’) që të futej në listën e realizatorëve, me një asistim nga Christopher Nkunku për 5-0.
Felix realizoi edhe golin e dytë personal, me një asistim nga Disasi nëminutën e 41-të.
Chelsea e ndali hovin në pjesën e dytë, duke shënuar vetëm dy gola.
Nkunku ishte ai që i realizoi që të dyja, duke shënuar në minutën e 69-të dhe më pas nga penalltia në të 76-ën.
Chelsea vazhdon si lidere në Ligën e Konferencës me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e katërt përballen me Heidenheim. /Telegrafi/