Telegrafi

Chelsea vazhdon me interesim për Lewandowskin

Robert Lewandowski (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Chelsea kërkon me çdo kusht që të sjellë në radhët e tij një sulmues të një niveli të lartë dhe së fundmi është përfolur për Robert Lewandowskin.

Për momentin Blutëa po vuajnë dënimin e dhënë nga FIFA për bllokim të blerjeve për dy afatet e ardhshme kalimtare, por Blutë e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Chelsea dështoi me blerjet e kaluara përsa i përket repartit të sulmit siç ishte rasti i Alvaro Moratës, ndërkohë që edhe ardhja e Gonzalo Higuain me huazim nga Juventusi nuk ka sjell ndryshime, pasi argjentinasi ka shënuar vetëm tre gola në 11 ndeshje.

Kështu që sytë janë hedhur nga Lewandowski, për të cilin sipas medieve angleze kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelseat për transferim në Londër.

Polaku u transferua te Bayerni para pesë vitesh duke fituar me skuadrën bavareze katër tituj kampionë të Bundesligës. /KP/