Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier.
Ndeshja nisi me shumë raste nga të dyja palët, me Nicolas Jackson që kishte goditjen e parë drejt portës.
Pas tij rrezikoi Emerson Royal për Tottenhamin, që u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 24-të, kur Trevoh Chalobah shënoi për 1-0 pas asistimit të Conor Gallagher.
https://twitter.com/FootColic/status/1786107177553350887
Pas golit të dy ekipet kishin nga një rast të mirë me Cole Palmer dhe Pedro Porro, por rezultati nuk ndryshoi.
Pjesa e dytë nisi me më pak raste dhe me skuadrat që rrezikonin më pak.
Në mesin e pjesës së dytë, Nicolas Jackson arriti të shënojë për 2-0, duke e vënë Chelsean në epërsi të dukshme.
https://twitter.com/FootColic/status/1786124462816919717
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e 14-të sezonale.
Chelsea me këtë fitore arriti në kuotën e 51 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Tottenhami ka 60 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/