Telegrafi

Chelsea shënon dy supergola të shpejtë ndaj Hullit (Video)

‘Blutë’ nga Londra kanë gjetur golin e parë në takimin ndaj Hull Cityt.

Ishte mesfushori brazilian, Willian, i cili ka kaluar në epërsi skuadrën e Antonio Contes.

Willian shënoi një gol të bukur nga rreth 20 metra, ku topi përfundoi në këndin e epërm të anës së majtë të portierit.

Goli erdhi në minutën e 61-të pas asistimit të Diego Costas.

Ndërsa, goli i dytë erdhi nga sulmuesi spanjoll, Diego Costa, i cili shënoi në minutën e 67-të./Telegrafi/