Ndeshja mes Brighton dhe Chelseat e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier është mbyllur baras me rezultat 1-1.
Chelsea ishte më i mirë në pjesën e parë ku edhe arriti të shënonte.
Zhvillohej minuta e 28-të, kur Hakim Ziyech ktheu në gol nja asistim të Ngolo Kante për të shënuar për 1-0.
https://twitter.com/ritual_futbol/status/1483538485705428999
Por vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe e nisën mirë pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë.
Zhvillohej minuta e 60-të, kur Adam Ëebster me një goditje me kokë arriti të shënojë për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1483549677790314496
Deri në fund edhe pse të dy skuadrat kishin raste, nuk arritën të shënonin.
Chelsea me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Brihgton mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë. /Telegrafi/