Chelsea do ta kërkojë fitoren përballë Romës në një ndeshje që pritet të jetë më interesantet e javës.
Antonio Conte duhet të mendojë që këtë ndeshje të luaj pa N’Golo Kante, por kthehet nga lëndimi Alvaro Morata.
Spanjolli edhe pse kthehet Conte do të tentojë ta ruajë në maksimum duke mos e futur në pjesën e parë.
Sulmit të Conte pritet t’i prijë Pedro, Hazard dhe Willian.
Në anën tjetër trajneri Eusebio Di Francesco pritet të luajë me treshen më të mirë të mesfushës, pasi krahas Radja Nainggolan dhe Daniele De Rossit është kthyer nga lëndimi dhe Kevin Strootma.
Sulmi do t’i besohet Dzekos, i mbështetur nga Perotti dhe Florenzi.
Roma do ta ndjejë mungesën e mbrojtësit Kostas Manolas. /Telegrafi/
Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Zappacosta, Fàbregas, Bakayoko, Alonso; Pedro, Hazard; Willian.
Roma: Alisson Becker; Peres, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Strootman, De Rossi, Nainggolan; Florenzi, Džeko, Perotti.