Site icon Telegrafi

Chelsea rikthehet te fitorja, mposhtë bindshëm Burnleyn në udhëtim

BURNLEY, ENGLAND - OCTOBER 28: Willian of Chelsea (hidden) celebrates with teammates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Burnley FC and Chelsea FC at Turf Moor on October 28, 2018 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)

Chelsea është rikthyer te fitoret pasi ka triumfuar në udhëtim te Burnley 0-4.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë dhe sulmonte portën e vendasve.

Në minutën e 22-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, ku asistimin e Barkleyt e shfrytëzoi mjaftë mirë Morata që shënoi për 0-1.

Vendasit u munduan të rikthehen në lojë në pjesën e parë, por nuk arritën një gjë të tillë.

(Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Me epërsinë minimale 0-1 të Chelseat përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët gjetën golin e dytë në minutën e 57-të.

Ishte mesfushori anglez Ross Barkley që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 0-2.

Pesë minuta pasi shënuan golin e dytë, londinezët realizuan edhe njëherë.

(Photo by Nigel Roddis/Getty Images)

Kësaj radhe sulmuesi brazilian realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 0-3.

Krejt në fund të ndeshjes, londinezët realizuan edhe golin e katërt me anë të mesfushorit anglez Loftus Cheek.

Pas kësaj fitore Chelsea ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version