Blutë kaluan në epërsi pas 16 minutash lojë me anë të mbrojtësit brazilian Alex, por mysafirët arritën të barazojnë që në pjesë të parë me anë të Scott Parker, i cili shënoi pas gjysmë ore lojë.
Pjesa e dytë u takoi në përgjithësi vendasve të cilët shënuan edhe tre gola tjerë. Didier Drogba së pari për të rikthyer avantazhin për blutë (56’), para se Florent Malouda ta shtojë epërsinë e vendasve (77’).
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Drogba shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të 21 në Ligën Premier, për të vulosur fitoren e bluve.
Chelsea kryeson me 64 pikë, një më shumë se Manchester United që nesër udhëton në fushë të Fulhamit. /Telegrafi/