Telegrafi

Chelsea refuzon ofertën e Cityt për John Terryn

Pas marrjes së Cityt nga ana a Abu Dhabi United Group, klubi shprehi interesim për shumicën e mega-yjeve, mes të cilëve edhe për John Terryn.

City ka dërguar dy oferta për Terryn, njëra mbrëmë, por Chelsea i ka refuzuar të dy propozimet dhe ka deklaruar se mbrojtësi nuk është në shitje.

“Ekipi i Chelseat mund të pohojë se ka refuzuar plotësisht ofertën e Manchester Cityt për John Terryn. Cityt i është treguar qartas, për herëtë dytë, se nuk do të hyjmë në kurrfarë negociatash për këtë temë”, thuhet në deklaratën e sbluve.

“John e ka shfaqur përkushtimin e plotë të tij ndaj Chelseat. Dëshirojmë të bëjmë të qartë se John nuk është në shitje”, shtohet më tej në deklaratë.