Telegrafi

Chelsea publikon emrat për Ligën e Kampionëve: Aubameyang mbetet jashtë listës, po ashtu edhe Broja i lënduar

Chelsea ka publikuar Listën A të skuadrës për Ligën e Kampionëve, ku emrat që janë shtuar janë: Joao Felix, Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk .

Të gjitha klubet që garojnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve mund të shtojnë deri në tre lojtarë të rinj në skuadrën e tyre.

Një emër befasues që nuk është në listë është Pierre-Emerick Aubameyang, i cili erdhi në verë te Chelsea për 12 milionë euro.

Që atëherë, gabonezi ka bërë 17 paraqitje për blutë, por ka shënuar vetëm tre gola.

Po ashtu jashtë kanë mbetur edhe Benoit Badiashile dhe Armando Broja, ky i fundit shkaku i dëmtimit. /Telegrafi/