Chelsea mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’ pasi drejtuesit e klubit janë në bisedime për ndërtimin e një stadiumi të ri në Londër me një kapacitet më të madh.
‘Blutë e Londrës’ kanë zhvilluar bisedime me Transportin për Londër si dhe me kompaninë Delancey që merren me pasuri të paluajtshme, sipas The Guardian.
Klubi është i vendosur që ta rrisë kapacitetin e stadiumit nga 42,000 mijë, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje që të bëjë progres në zhvillimin e ‘Stamford Bridge’.
Kjo ka bërë që klubi të vihet në kërkim të një toke të re dhe të hartojë planet për ndërtimin e një stadiumi të ri. Është lënë të kuptohet se toka të cilën po e kërkon klubi për ndërtimin e stadiumit do t’i kushtonte rreth 500 milionë euro.
Chelsea po përballet me vështirësi për rinovimin e ‘Stamford Bridge’ për shkak se lokacioni i stadiumit është afër një linje tubacioni.
Një largim nga stadiumi është po ashtu një alternativë, por që gjithashtu ka komplikimet e saj. Zona ku është i ndërtuar stadiumi mbahet nga pronarët e Chelsea Pitch dhe kompania mund ta bllokojë potencialisht largimin nga ai vend.
Planet e Chelsea për një stadium të ri mund të ndërlikohen gjithashtu nga lufta për pushtet mes pronarëve Todd Boehly dhe Clearlake Capital. Të dy palët janë të etur për të blerë aksionet e njëri-tjetrit, me Boehly që po kërkon një zgjidhje të shpejtë për të shmangur fatkeqësinë./Telegrafi/