Telegrafi

Chelsea pritet që gjatë ditës ta shkarkojë trajnerin Frank Lampard

Frank Lampard i ka orët e numëruara si trajner i Chelseat.

Trajneri anglez pritet që të shkarkohet sot nga pozita e tij si shef i shtabit teknik te Chelsea.

Goal.com ka konfirmuar se anglezi do të shkarkohet sot nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich që është lodhur me dështimet.

Chelsea ishte skuadra që shpenzoi më së shumti në tregun e transferimeve, por Lampard nuk arriti ta udhëheq si duhet skuadrën.

Pas 19 ndeshjeve të zhvilluara në Ligën Premier, Chelsea ndodhet vetëm në pozitën e nëntë në tabelë me 29 pikë të grumbulluara.

Londinezët janë plot 11 pikë prapa liderit Roman Abramovich dhe kjo është arsyeja që Abramovich do ta shkarkojë trajnerin anglez.

Pasardhësi i Lampard te Chelsea pritet të jetë njëri mes Massimiliano Allegri ose Thomas Tuchel. /Telegrafi/