Adidas ka qenë sponsori dhe kompania që ka veshur skuadrën e Chelseat që nga viti 2006, por si për çudinë e të gjithëve ka konfirmuar sot në faqen zyrtare në internet, se marrëveshja është mbyllur plot gjashtë vite në avancë.
Marrëveshja e parashikuar për të përfunduar në vitin 2023, tashmë është zyrtare se do të finalizohet në qershorin e vitit të ardhshëm, me qellim që Chelsea të ketë kohën e nevojshme për të arritur një marrëveshje me tjetër firmë, për të zëvendësuar Adidas.
Adidas deklaron se do të marrë një kompensim për këtë divorc të parakohshëm, duke nisur nga viti i ardhshëm, për të lënë të kuptohet se në të vërtetë kanë qenë blutë e Londrës ata që kanë favorizuar këtë ndërprerje të kontratës.
Chelsea që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, dy tituj kampioni në Ligën Premier dhe katër FA Cup, mes trofeve të tjerë, me Adidas si sponsorin e saj, do të duhet tashmë të nënshkruajë një tjetër marrëveshje me një tjetër kompani.
Kjo mes Chelseat dhe Adidas ishte marrëveshja më e shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, në lidhje me veshjet. Në marrëveshjen e vitit 2013, kur u ra dakord për një kontratë 10-vjeçare, u parashikua një përfitim total i Chelseat në shumën 350 milionë euro, apo 35 milionë euro në sezon që supozohej të derdheshin nga Adidas, deri në vitin 2023. Janë pikërisht këto shifra marramendëse që e cilësojnë shumë të bujshëm lajmin për këtë shkurorëzim.
.@ChelseaFC can confirm we have mutually agreed with adidas to end our partnership at the end of next season… https://t.co/0Ox3EQyMDi
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 11, 2016