Telegrafi

Chelsea prezanton fanellën për edicionin 2020/21

Chelsea u është bashkuar klubeve nga Liga Premier që kanë zbuluar fanellën për edicionin 2020/21.

The Blues kanë shfaqur para përkrahësve të tyre fanellën me të cilën do të luajnë në sezonin e ri, duke bërë disa ndryshime.

Nga edicioni i ri, në fanellën e Chelseat nuk do të jetë më “Yokohama Tyres”, por do të jetë numri “3”, që simbolizon kompaninë “Three UK”.

Klubi londinez i ka qëndruar besnik ngjyrës së kaltër dhe asaj të bardhë që është e fokusuar në pjesë të vogla.

Numri “3” do të jetë në gjoks derisa ato duken shumë klasike, mirëpo nuk është pritur mirë nga tifozët. /Telegrafi/