Chelsea ka prezantuar edhe fanellat e dyta për sezonin 2019/2020.
Skuadra londineze zbuloi fanellat e para në përfundim të sezonit të kaluar, derisa tani ka zbuluar edhe fanellat si mysafir.
Fanella e dytë e klubit nga Londra dominohet nga ngjyra e bardhë, ndërsa emblema qëndron e kaltër, gjersa në krah është edhe shirit me ngjyrë të kuqe.
Chelsea do të ketë shumë punë për të bërë në sezonin e ri, e që do të drejtohet nga legjenda e tyre, Frank Lampard, që e zëvendësoi Maurizio Sarrin.
Skuadra nga veriu i Londrës në sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e tretë në Ligën Premier, mirëpo e mbylli sezonin me trofeun e Ligës së Evropës.
Chelsea në këtë verë nuk do të bëjë asnjë transferime, pas dënimit nga FIFA për dy afate kalimtare, e që pritjet për sezonin e ri do të jenë sigurimi i top katërshes. /Telegrafi/