Telegrafi

Chelsea pret Nottingham Forestin, formacionet zyrtare

Chelsea është nikoqir i Nottingham Foresit në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Të besuarit e Frank Lampard javën e kaluar kanë marrë një fitore të madhe, ku mposhtën në udhëtim Bournemouthin duke e siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitë.

Aktualisht londinezët janë pa objektiva pasi nuk mund ta arrijnë ndonjë pozitë për garat evropiane dhe qëllimi është të rikthehen në formë të mirë me fitore.

Në anën tjetër Nottingham Forest ka nevojë të madhe për pikë pasi kanë 33 sosh pas 35 xhirove.

Mysafirët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi në Stamford Bridges.

Formacionet zyrtare:

 

Chelsea: Mendy, Thiago Silva, Chalobah, Badiashile, Hall, Gallagher, Enzo, Kovacic, Madueke, Joao Felix, Sterling.

Nottingham Forest: Navas, Aurier, Worall, Mangala, Felipe, Lodi, Danilo, Niakhate, Gibs-White, Yates, Awoniy.

/Telegrafi/