Telegrafi

Chelsea pret fitoren e radhës në Ligën Premier ndaj Sheffield Unitedit, formacionet zyrtare

Chelsea dhe Sheffield United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Sheffieldit në ndeshjen e javës së tetë, e cila zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 18:30.

Ekipi i Frank Lampard vijnë në këtë ndeshje me një formë pozitive dhe presin fitoren e radhës në kampionat për tu ngjitur edhe më lartë në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët nuk kanë asnjë fitore në shtatë ndeshjet e para, por shpresojnë të marrin një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me më të mirët.

Chelsea: Mendy; James, Thiago Silva, Zouma, Chilwell; Kovacic, Kante; Ziyech, Mount, Werner; Abraham.

Sheffield Utd: Ramsdale; Basham, Egan, Stevens; Baldock, Berge, Norwood, Lundstram, Lowe; McGoldrick, Brewster.

/Telegrafi/