Chelsea dhe Sheffield United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë nikoqir të Sheffieldit në ndeshjen e javës së tetë, e cila zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 18:30.
Ekipi i Frank Lampard vijnë në këtë ndeshje me një formë pozitive dhe presin fitoren e radhës në kampionat për tu ngjitur edhe më lartë në tabelë.
Stamford Bridge awaits. 😍#CHESHU pic.twitter.com/KaCmOqBGlO
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 7, 2020
Në anën tjetër, mysafirët nuk kanë asnjë fitore në shtatë ndeshjet e para, por shpresojnë të marrin një pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me më të mirët.
Chelsea: Mendy; James, Thiago Silva, Zouma, Chilwell; Kovacic, Kante; Ziyech, Mount, Werner; Abraham.
Sheffield Utd: Ramsdale; Basham, Egan, Stevens; Baldock, Berge, Norwood, Lundstram, Lowe; McGoldrick, Brewster.
/Telegrafi/