Telegrafi

Chelsea pranë titullit

Pikët e reja e mbajnë Chelsean katër pikë para Manchester United, që doemos duhet të fitojë ndaj Sunderlandit për të shpresuar për ndonjë lëshim eventual të Bluve në xhiron e fundit.

Pas një gabimi trashanik të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerard, përfitoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili realizoi golin e parë të karrierës në Anfield në kuadër të Ligës Premier (33’), ndërsa me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në minutat e para të pjesës së dytë (54’), një pasim i bukur i Anelkas u shfrytëzua nga Frank Lampard, i cili bëri atë që di më mirë për të dyfishuar epërsinë.

Deri në fund të takimit, Liverpooli nuk ishte në gjendje të ndryshojë diçka, duke bërë që të turpërohet para tifozëve të vet në derbin e javës së 37-të të Ligës Premier.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea duhet të presë dështimin eventual të Manchester Unitedit, ose të shpallet kampion në javën e fundit, duke e mposhtur Wigan Athleticun në Stamford Bridge. /Telegrafi/