Telegrafi

Chelsea pranë eliminimit

Blutë në këtë takim u paraqitën me formacionin më të fortë të mundshëm, ndërsa kjo nuk ndikoi në rezultat, pasi mysafirët ishin tejet në nivel.

Michu në minutën e 39-të shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të mysafirëve.

Golin e fitores për 2-0 e shënoi Graham në minutën e fundit të takimit.

Ndeshja kthyese që zhvillohet te Swansea do të vendosë ekipin që kualifikohet në finale të Capital One Cup.