Site icon Telegrafi

Chelsea – Porto, formacionet e mundshme dhe parashikimi i ndeshjes

Foto: TelegrafiSport/Instagram

Chelsea do të jetë vendas në letër në takimin e dytë çerekfinal ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

The Blues e fituan takimin e parë me rezultat 2-0 ndaj skuadrës portugeze, derisa i dyti luhet sonte nga ora 21:00 sërish në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevillë.

Për këtë takim, Thomas Tuchel ka dyshime vetëm te Andreas Christensen dhe Tammy Abraham, që nuk janë plotësisht të gatshëm.

Në anën tjetër, Porto do të ketë dy mungesa si, Mouhamed Mbaey që është i lënduar, derisa Diogo Costa është i infektuar me coronavirus.

Statistika

Chelsea ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 9 ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).

Chelsea ka fituar në të dyja pjesët dhe kohën e plotë në 6 nga 8 ndeshjet e tyre të fundit (Ligën e Kampionëve).

Chelsea ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).

Chelsea ka fituar 4 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Portos në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar një mesatare 2.5 gola për ndeshje në 4 takimet e fundit (Ligën e Kampionëve).

Parashikimi

Chelsea parashikohet që edhe këtë takim ta fitojë me dy gola epërsi ndaj Portos.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Silva, Rudiger, Chilwell, Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Mount, Ziyech, Giroud.

Formacioni i mundshëm i Portos: Marchesin, Sanusi, Pepe, Mbemba, Manafa, Otavio, Oliveira, Uribe, Corona, Marega, Taremi. /Telegrafi/

Foto: WhoScored
Exit mobile version