Chelsea është njëra nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në afatin kalimtar të verës.
Londinezët transferuan lojtarë si Timo Werner, Ben Chilwell, Kai Havertz apo Hakim Ziyech, por pa arritur të jenë në mesin e ekipeve më të mira në Angli.
Kjo ka bërë që presidenti i skuadrës Roman Abramovich të mendojë për shpenzime të reja.
Sipas medieve angleze Erling Haaland është objektivi kryesor për repartin ofensivë të Chelseat.
Norvegjezi ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurove, por kjo klauzolë aktivizohet vetëm në verën e vitit 2022.
Chelsea është duke përgatitur një ofertë rekorde sa i përket klubit për transferimin e Haaland.
Gjithnjë sipas medieve angleze, londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 110 milionë euro për afrimin e lojtarit.
Haaland po shihet si zgjidhja e problemeve në repartin ofensivë të Chelseat.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat nga Manchesterit, si dhe Juventus, Real Madrid e Bayern Munich. /Telegrafi/