Edouard Mendy është padyshim njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin.
Portieri senegalez ka shfaqur formë të jashtëzakonshme pas transferimit te Chelsea dhe është një titullar i padiskutueshëm.
29-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit të kaluar për 24 milionë euro nga skuadra franceze Rennes.
Duke parë formën fantastike që po kalon, Chelsea i ka bërë gati kontratën e re senegalezit, ku do të ketë rritje page.
Aktualisht Mendy fiton 50 mijë funte në javë, apo një pagë prej 2,4 milionë funte në vit.
Mediat në Angli kanë raportuar se londinezët i kanë ofruar kontratë të re Mendyt ku paga e tij do të dyfishohet.
Nga 50 mijë sa fiton në javë, Mendy me kontratën e re do të marrë 100 mijë funte në javë apo 4,8 milionë funte në vit.
Megjithatë shumë nga tifozët e Chelseat kanë raportuar se senegalezi meriton shumë më shumë, pasi portieri rezervë Keppa Arrizabalaga ka një pagë prej rreth tetë milionë në vit. /Telegrafi/