Reece James pritet të vazhdoj kontratën me Chelsean edhe për shumë vite të tjera.
Mbrojtësi anglez është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të londinezëve dhe ai që nga viti 2019 po luan me plot sukses në ekipin e parë.
James është produkt i akademisë së klubit londinez, derisa për një edicion ishte i huazuar te Wigan Athletic para se të rikthehej në Stamford Bridges.
22-vjeçari shihet si kapiten i së ardhmes te blut e Londrës, teksa klubi dëshiron ta blindojë atë me një kontratë të re dhe afatgjate.
Mediat angleze kanë raportuar se presidenti i klubit Boehly e pëlqen shumë anglezin dhe i ka propozuar kontratë të re gjashtë vjeçare.
James është i vendosur të qëndroj në Londër dhe pritet që brenda këtij muaji të nënshkruajë kontratën e re e cila do ta mbante në Stamford Bridges deri në verën e vitit 2028.
Vlen të përmendet se për anglezin interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid. /Telegrafi/