Telegrafi

Chelsea planifikon të transferojë Donovan

People shkruan se menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e sheh lojtarin e kombëtares amerikane si zëvendësim të Joe Cole.

Anceloti ka qenë aq i impresionuar me paraqitjet e kapitenit të LA Galaxy gjatë disa muajve të kaluar te Evertoni, sa ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të fillojnë bisedimet me klubin amerikan për të transferuar lojtarin.

Donovan, 28-vjeçar, pritet këto ditë të kthehet në kampionatin amerikan të futbollit, pasi dje zhvilloi takimin e fundit me Evertonin përballë Hull Cityt./Telegrafi/