Chelsea është duke menduar që të afrojë në skuadër Grzegorz Krychowiakun dhe Sergi Aurierin.
L’Equipe shkruan se Chelsea janë shumë të interesuar për Grzegorz Krychowiakun dhe ka filluar të punojë për këtë transferim këtë muaj.
Mesfushori është në kërkim të largimit nga kryeqyteti francez dhe Valencia ka kërkuar huazimin e tij.
Por Chelsea e do lojtarin si zëvendësues i Nemanja Maticit.
Po ashtu Antonio Conte e ka në radar, Serge Aurierin, i cili pëlqehet nga Tottenham.
Lojtari pritet të largohet nga Parc des Princes pas ardhjes së Dani Alves. /Telegrafi/