Telegrafi

Chelsea pëson nga Evertoni, mbetet prapa në garën për top-katërshe

Festa e lojtarëve të Evertonit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Me rezultat 2-0, Evertoni i është gëzuar fitores kundër Chelseat para tifozëve në Goodison Park, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.

Blutë i parën dy raste të njëpasnjëshme përmes Eden Hazard në minutat e para, ndërsa një shans tjetër e pati edhe Gonzalo Higuain.

Në fund të pjesës së parë rrezikoi edhe Pedro, mirëpo skuadrat shkuan në pushim duke i lënë rrjetat e paprekura.

Richarlison e shënoi golin e parë (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Nikoqirët ndërruan lojë në pjesën e dytë. Ishin ata që rrezikonin. Pas një harkimi nga këndi, Richarlison e priti një top të kthyer dhe shënoi me kokë (49′).

Disa minuta pasi Jordan Pickford mori ovacione për bllokimin e një goditjeje të Gonzalo Higuain, vendasit e shënuan edhe golin e dytë.

Gjyqtari akordoi penallti për një ndërhyrje të Marcos Alonsos brenda zonës. Kepa e mbrojti goditjen e Gylfi Sigurdsson, por ai reagoi shpejt për ta përmirësuar gabimin dhe shënoi nga topi i kthyer (72′).

Gylfi Sigurdsson e dyfishoi epërsinë (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Maurizo Sarrit nuk arriti të bënte asgjë deri në fund të ndeshjes për ta ndryshuar rezultatin dhe doli e mposhtur nga Goodison Park.

Me këtë humbje, Chelsea qëndron në vend të gjashtë në tabelë, me tri pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Arsenali. Evertoni është ngritur në pozitën e 11-të dhe është komod për të vazhduar qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Në xhiron e ardhshme, Evertoni është mysafir i West Ham Unitedit, kurse Chelsea luan të udhëtim te Cardiff City. /Telegrafi/