Site icon Telegrafi

Chelsea pëson nga Brighton, rikthim i hidhur i Potter në “Amex Stadium”

Brighton ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier,.

Graham Potter u kthye në klubin që u bë i njohur, por që kthimi nuk ishte prej më të mirëve.

Vendasit e nisën në sulm duke krijuar disa raste që në start, duke e kthyer njërin prej tyre në gol.

Kaoru Mitoma pasoi te Leandro Trossard i cili arriti të shënojë për 1-0 pas disa lëvizjeve të bukura.

https://twitter.com/Fantasychamp1on/status/1586363577929113601

Në minutën e 14-të erdhi edhe goli i dytë për Brighton, kur Ruben Loftus-Cheek devijoi gabimisht një top në portën e tij për 2-0.

Se fati nuk ishte në anën e Chelseat e konfirmon edhe goli i tretë i vendasve që ishte sërish autgol, kur në minutën e 42-të, Trevoh Chalobah shënoi për 3-0.

Më të filluar pjesa e dytë Chelsea arriti të shënojë dhe u mendua që mund të bëjë ndonjë rikthim në lojë, por kjo nuk ndodhi.

Kai Havertz shënoi për 3-1 në minutën e 49-të për t’iu dhënë shpresë tifozëve.

Rasti tjetër i mirë ishte në minutën e 69-të, kur Aumbametang rrezikoi, por pa sukses.

Pascal Gross shënoi në fund për 4-1, për të kompletuar ditët në keqe të Chelseat.

Chelsea me 21 pikë mbetet në vendin e pestë, ndërsa Brighton kthehen te fitorja pas pesë ndeshjes dhe tani mbajnë vendin e shtatë me 18 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version