Telegrafi

Chelsea pëson humbjen e dytë

Blutë kaluan të parët në epërsi me një gol nga Didier Drogba (15’), ndërsa vendasit barazuan rezultatin me anë të Richard Dunne (32’), i cili i dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Në minutat e para të pjesës së dytë (52’), James Collins shënoi golin e dytë për Aston Villan, i cili rezultoi të ishte goli i fitores për vendasit, duke qenë se Chelsea nuk mundi të bëjë asgjë deri në fund të ndeshjes.

Kështu, nëse Manchester United shënon fitore kundër Boltonit në ndeshjen e të shtunës, atëherë Djatë e Kuq do ta marrin kreun e tabelës. /Telegrafi/