Chelsea ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Dinamo Kiev.
Skuadra londineze ka triumfuar në kryeqytetin ukrainas me rezultat të thellë 0-5.
Olivier Giroud ka shkëlqyer në këtë takim për skuadrën bardh e kaltër duke realizuar het-trik.
Sulmuesi francez shënoi golat në minutën 5’ (1-0), 33’ (2-0) dhe 59 për 4-0.
Ndërkohë dy golat tjerë për klubin londinez i shënuan Marcos Alonso në minutën e fundit të pjesës së parë dhe Callum Hudson-Odoi 12 minuta para fundit të ndeshjes.
Kësisoj Chelsea kalon pa problem në çerekfinalen e Ligës së Evropës, pasi Dinamo Kiev në asnjë moment nuk ia rrezikoi kalimin tutje.
Klubi anglez kaloi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8-0 pas 180 minutave lojë.
Çerekfinalen në Ligën e Evropës e ka siguruar edhe Valencia dhe Napoli, pasi kanë eliminuar Krasnodarin dhe RB Salzburgun. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0upzfAYal2E