Telegrafi

Chelsea përgatit marrëveshje të re për Kalou

Marrëveshja e Kalou skadon në fund të këtij sezoni, nga e cila ai fiton rreth 30 mijë funte në javë. Sipas Daily Mail, Chelsea është i gatshëm t’i dyfishoi të ardhurat e lojtarit të repartit ofensiv.

Gazeta shkruan se arsye për këtë është interesimi për të nga ana e trajnerit të Interit, Jose Mourinho. Spekulohet se Mourinho dëshiron ta sjellë 24-vjeçarin në kampionatin italian dhe mund t’i ofrojë atij pagë prej 50 mijë funte në javë.

Interi mund të nënshkruajë para-marrëveshje me lojtarin që në janar, andaj blutë do të fillojnë negociatat me agjentin e lojtarit që në javën e ardhshme.