Site icon Telegrafi

Chelsea përballet me zbritje pikësh ndërsa Liga Premier hap hetimin për financat e epokës së Abramovich

Chelsea mund të marrë një gjobë të rëndë dhe zbritje të mundshme të pikëve pasi Liga Premier ka nisur një hetim mbi parregullsitë financiare të klubit gjatë epokës së Roman Abramovich, raportojnë The Sun dhe The Times.

Gjatë kohës së Abramovich si pronar, klubi bëri pagesa për të paktën gjashtë kompani të dyshimta, disa prej tyre me lidhje me Rusinë.

Këto pagesa nuk janë regjistruar në Ligën Premier apo UEFA dhe kanë të bëjnë me transferimet e lojtarëve.

Lexo po ashtu Chelsea reagon në lidhje me dënimin nga UEFA

UEFA kishte gjobitur më parë Chelsean me dhjetë milionë euro për transaksione të paligjshme financiare që datojnë që nga viti 2012, me një shembull që ishte një pagesë prej 700 mijë euro për babain e Andreas Christensen.

Dhe ndërsa UEFA ka përfunduar hetimin e saj, Blutë tani po përballen me shqyrtimin e Ligës Premier për pagesat në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version