Telegrafi

Chelsea përballet me një dëmshpërblim të madh nëse Potter shkarkohet

Durimi i Chelsea me Graham Potter nuk është në kufirin e tij për momentin, por gjithçka mund të ndodh shkaku i rezultateve jo të mira.

Blutë po kalojnë një nga ecuritë më të këqija të formës në historinë e tyre të fundit.

Për sipas The Mirror, bashkëpronari i Bluve, Todd Boehly ende beson se Potter mund të jetë një sukses në klubin londinez.

Lexo po ashtu Potter e pranon se e ka zhgënjyer klubin, por nuk do të largohet nga Chelsea

Një faktor tjetër për t’u marrë parasysh është se shkarkimi i trajnerit kryesor do të rezultonte në një dëmshpërblim prej 50 milionë funtesh.

Potter nënshkroi një marrëveshje afatgjatë kur nënshkroi nga Brighton në vjeshtë, ndërsa Chelsea gjithashtu i pagoi klubit të Ligës Premier një shumë të konsiderueshme për ta prishur kontratën e tij.

Blutë humbën ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në fundjavë dhe më pas përballen me Leeds United në shtëpi të shtunën.

Lexo po ashtu Chelsea nuk mund të rrezikojë shkarkimin e Potter për një arsye të fortë

Chelsea u mësua të bënte pagesa të konsiderueshme për trajnerët e shkarkuar gjatë mandatit të Roman Abramovich – në krye të listës me dëmshpërblimin prej 26.6 milionë funteve për Antonio Conte dhe stafin e tij në vitin 2018.

Por kompensimi i Potter do të ishte pothuajse dyfishi i asaj nëse ai përfundon me prishje të njëanshme të kontratës. /Telegrafi/