Site icon Telegrafi

Chelsea për tu rikthyer te fitoret ndaj Cardiffit, formacionet zyrtare

Chelsea do të ketë një udhëtim të vështirë në javën e 31-të në Ligën Premier.

Skuadra londineze do të luaj në Uells përballë Cardiffit që po lufton t’i shmanget rënies.

Djelmoshat e Maurizio Sarrit vijnë në këtë takim pas dy ndeshjeve pa fitore, ku barazuan 1-1 ndaj Wolves dhe pësuan 2-0 te Evertoni.

Në anën tjetër vendasit janë duke kërkuar pikë për t’u larguar nga pozita e 18 në tabelë.

Trajneri italian Maurizio Sarri ka befasuar pasi ka lënë në bankën rezervë dy yjet N’Golo Kante dhe Eden Hazard.

Formacionet zyrtare:

Cardiff: Etheridge, Peltier, Morrison, Manga, Bennett, Gunnarsson, Arter, Camarasa, Hoilett, Murphy, Niasse.

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Luiz, Rudiger, Alonso, Jorginho, Kovacic, Barkley, Willian, Pedro, Higuain. /Telegrafi/

Exit mobile version