Telegrafi

Chelsea për fitoren e parë në Ligën Premier, Norwich për të shkaktuar befasi – formacionet zyrtare

Chelsea nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Ligën Premier, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

Në ndeshjen e tretë këtë edicion, londinezët do të luajnë në udhëtim tek skuadra e rikthyer në elitë Norwich City.

Trajneri Frank Lampard shpreson që të marrë pikët e plota nga kjo përballje.

Në anën tjetër Norwich pas fitores javën e kaluar synon që ta befasoj edhe Chelsean.

Formacionet zyrtare:

Norwich City: Krul, Aarons, Hanley, Godfrey, Lewis, Trybull, Leitner, Buendia, Stiepermann, Cantwell, Pukki.

Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson, Kovacic, Jorginho, Mount, Pedro, Abraham, Pulisic. /Telegrafi/