Site icon Telegrafi

Chelsea paguan 31 milionë euro kompensim për shkarkimin e Antonio Contes

Antonio Conte, kur ishte trajner i Chelseat (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Raportohet se Chelsea i ka paguar 31 milionë euro si kompensim për shkarkimin e trajnerit Antonio Conte në vitin 2018.

Conte e kishte fituar Ligën Premier në sezonin e tij të parë me Blutë, por u shkarkua, ndërsa në vend të tij shkoi Maurizio Sarri.

Trajneri italian e fitoi edhe FA Kupën në vitin e tij të dytë me klubin londinez.

Antonio Conte (Foto: Ian MacNicol/Getty Images)

Sky Sports News shkruan se ndarja dy vite më herët me Conten i ka kushtuar llogarive të klubit 31 milionë euro.

Këto para kanë shkuar për kompensimin e trajnerit, stafit të tij dhe kosto ligjore.

Conte. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Këtë verë, trajneri tani 50 vjeçar ka marr drejtimin e Interit, ku po arrin suksese deri tani.

Ai me ekipin e tij janë protagonist këtë vit në Serie A, ku së bashku me Juventusin po e kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta. /Telegrafi/  

Exit mobile version