Seria e 10 fitoreve radhazi të Chelseat mund të cënohet ndaj Crystal Palace.
Kjo për shkak të lëndimeve të shumta që ka Chelsea para këtij takimi.
Terry, Zouma, Van Ginkel dhe Oscar nuk luajnë sigurt, teksa Hazard dhe Obi Mikel janë në dyshim.
Te Crystali po ashtu mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, por ata që luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Unitedit do të performojnë sërish.
Dueli zhvillohet të shtunën nga ora 13:30. /Telegrafi/