Sulmuesi anësor brazilian, Willian, ka në tavolinë kontratën e re nga klubi londinez, Chelsea.
Willian kishte kaluar dy vite të palumtura nën drejtim e Antonio Contes, i cili nuk e shihte si zgjidhje të parë.
Qëndrimi më shumë në bankë sesa titull e kishte frustruar disa herë brazilianin që mendonte largimin nga Stamford Bridge.
Edhe skuadrat e mëdha të interesuara për shërbimet e tij nuk mungonin dhe disa herë provuan ta transferojnë, por që u refuzuan nga Blutë.
30-vjeçari brazilian pëlqehej nga Manchester Unitedi dhe Barcelona këtë verë, por është gati të zgjasë qëndrimin e tij me anën e Stamford Bridge.
Sipas mediumit The Sun, Willianit do t’i jepet një kontratë e re dyvjeçare me një rritje të ndjeshme page.
Marrëveshja e tanishme e Willianit është 120 mijë funte në javë dhe skadon në vitin 2020, ndërsa rinovimi mund t’ia sjell deri në 200 mijë funte në javë. /Telegrafi/