Telegrafi

Chelsea ofron Pizarron dhe 12 milionë euro për Pirlon

Pirlo një kohë të gjatë është duke u lidhur me një kalim në Chelsea por Adriano Galliani në disa raste ka mohuar se rosonerët kanë pranuar ofertë për mesfushorin.

Chelsea me kërkesë të trajnerit Carlo Ancelotti, do të ofrojë 12 milionë euro dhe shërbimet e Claudio Pizarro (i cili sezonin i huazuat te Werder Bremen), për të marrë shërbimet e Pirlos.

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka bërë të ditur se ai ka nevojë edhe për dy përforcime, një sulmues dhe një mbrojtës, dhe mund të jetë i interesuar për sulmuesin nga Peruja.

Sipas Sportmediaset, Chelsea e vlerëson sulmuesin 10 milionë euro, andaj oferta për Andrea Pirlo do të jetë afro 22 milionë euro, që mund t’i përgjigjet Milanit.