Site icon Telegrafi

Chelsea i ofron një post në klub Lampardit

Lideri i Ligës Premier, Chelsea po mendon ta punësojë legjendën e saj, Frank Lampard.

Ish-reprezentuesi i Anglisë javë më parë i dha fund aventurës së tij në futboll duke u pensionuar.

Kësisoj tani Lampard është i lirë dhe mund të marrë një post drejtues në klub.

Gjiganti anglez, fillimisht i ka afruar atij një post të ambasadorit në klub.

Mbetet të shihet nëse anglezi do ta pranojë këtë post pasi ai tani ka filluar të marrë licencën për trajner. /Telegrafi/

Exit mobile version