Telegrafi

Chelsea i ofron kontratë të re Fabregasit

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 31: Cesc Fabregas of Chelsea celebrates after scoring his team's third goal during the Carabao Cup Fourth Round match between Chelsea and Derby County at Stamford Bridge on October 31, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Cesc Fabregas duket se do të vazhdoj të mbetet edhe më tej pjesë e Chelseat.

Mesfushori spanjoll është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me ish-kampionët e Anglisë.

Por si duket Chelsea nuk do ta lë lojtarin të largohet si i lirë në fund të stinorit.

Sipas asaj që ka raportuar London Evening Standard, klubi i ka ofruar kontratë të re Fabregasit.

(Photo by Paul Kane/Getty Images)

Londinezët i kanë ofruar kontratë tri vjeçare që do ta mbanin mesfushorin në Stamford Bridges deri në vitin 2021.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga lojtari, por besohet se ai do të pranojë ofertën e Chelseat.

Fabregas iu bashkua bardh e kaltërve në vitin 2014 nga Barcelona për një shumë prej 33 milionë eurove.

Interesim për shërbimet e reprezentuesit spanjoll kanë shfaqur skuadra me emër si Milan, Napoli, Atletico Madrid dhe Galatasaray. /Telegrafi/