Marco Veratti duket se do të jetë një prej futbollistëve më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të verës.
Një ndër skuadrat e shumta që po kërkojnë shërbimet e mesfushorit italian është edhe kampioni anglez Chelsea.
The Sun raporton se londinezët kanë ndarë mbi 64 milionë euro për futbollistin 24-vjeçarin
Por, mbetet të shihet nëse italiani do të largohet pasi që më parë ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez.
Ndryshe për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim edhe Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/