Telegrafi

Chelsea ofron 17 milionë funte për Boriellon

Sipas Mediaset, forma jo e mirë e Boriellos dhe mosthirrja e tij në kombëtare nga Marcello Lippi, kanë bërë që ai të kërkojë hapur sfida të reja.

Nga pretendimet e Boriellos është alarmuar ish-bosi i Milanit, Carlo Ancelotti, që pritet të bëjë një ofertë mjaft të mirë dhe ndoshta të parefuzueshme për klubin nga San Siro, që është në vështirësi financiare dhe të cilit i duhen mjete për transferimin e Luis Fabianos nga Sevilla. /Telegrafi/