Site icon Telegrafi

Chelsea nuk ndalet, mposht edhe Stoke Cityn (Video)

Chelsea ka shënuar edhe fitoren e 13-të radhazi në Ligën Premier, duke mposhtur kësaj radhe Stoke Cityn me rezultat 4-2.

Pjesa e parë e takimit foli e gjitha në të mirë të vendasve, të cilët krijuan sulme të pareshtura drejt portës së Stoke Cityt.

Megjithatë, u desh të presim minutën e 34-të për të parë golin e parë në këtë takim, i cili u shënua nga Gary Cahill nga afërsia dhe me epërsinë prej 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Festa e Cahill së bashku me Luizin

Në pjesën e dytë loja ishte më e gjallë dhe këtë e dëshmon goli i barazimit nga Stoke City, i cili u shënua nga Martins Indi, ende pa kaluar minuta e parë e kësaj pjese.

Chelsea nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh në sulm ku gjeti shpejt golin e epërsisë me anë të Willian, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të pas asistimit të epërsisë.

Edhe Willian zgjodhi Luizin për të festuar

Por, ishin Stoke City që barazuar prapë me anë të sulmuesit Peter Crouch që shënoi nga afërsia në minutën e 64-të dhe barazoi në 2-2 rezultatin.

Festa e Stoke Cityt pas golit të barazimit të shënuar nga Crouch

Ky barazim nuk i kënaqi aspak ‘Blutë’ që u vërsulen dhe gjeten shpejt golin e epërsisë përsëri më anë të Willian që shënoi vetëm një minutë më vonë.

Në vazhdim të takimit skuadra e Contes gjeti edhe golin e katërt dhe të qetësisë me anë të sulmuesit, Diego Costa, dhe me golin e spanjollit përfundoi ndeshja me fitoren 4-2 të Chelseat.

Pamje teksa topi përfundon në portë pas goditjes së Costas

Pas kësaj fitore, Chelsea forcon kreun me 49 pikë dhe javën e ardhshme luan në udhëtim ndaj Tottenhamit, ndërsa Stoke renditen në vendin e 14-të me 21 pikë dhe e pret në shtëpi Watfordin. /Telegrafi/

https://twitter.com/COYBLewis/status/815219990383251456

https://twitter.com/Pogbaology/status/815227259720269824

https://www.youtube.com/watch?v=27Bi1LNEh1A

https://twitter.com/ReadChelseaFC/status/815237957103648770

Exit mobile version