Telegrafi

Chelsea nuk mund t’i kthejë as lojtarët e huazuar

FIFA ia ka ndaluar Chelseat që të jetë pjesë e merkatos në dy afatet e ardhshme kalimtare, për shkak të mënyrës së ndërhyrjes së Bluve për transferimin e lojtarit Gael Kakuta nga Lensi.

Ekipi nga Stamford Bridge shpresonte në lojtarët e huazuar për të zëvendësuar të lënduarit, ose lojtarët që do të luajnë në Kupën e Afrikës.

Mirëpo, “Daily Telegraph” njofton se FIFA ka pamundësuar kthimin e lojtarëve të cilët janë të huazuar për një sezon komplet.